Milani i pafuqishëm ndaj Lionit, mposhtet 2-1

19/07/2015 00:00

Pas dy rezultateve pozitive ndaj dy ekipeve inferiore, Milani ka marrë edhe humbjen e parë nën drejtimin e Mihajlovic.

Mbrëmjen e së shtunës, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje miqësore ndaj Lionit, duke u mundur 2-1. Në këtë ndeshje binin në sy mungesa të rëndësishme, si nga lojtarët e ardhur së fundi ashtu edhe nga ata që kanë qenë pjesë e grupit në sezonin e kaluar.

Megjithatë, serbi nuk mund ta gjejë këtë si justifikim, pasi problemet në mbrojtje ishin evidente, po ashtu si një vit më parë.

Lioni kaloi në avantazh në minutën e 24-t me Nabil Fekir, ndërsa për Milanin barazoi rezultatin në pjesën e dytë Poli. Ishte Alexandre Lacazette, ai që vulosi rezultatin në 2-1, dhjetë minuta para fundit.

Top Channel