Bartomeu konfirmohet në krye të Barcelonës

19/07/2015 00:00

Klubi i Barcelonës mbajti të shtunën zgjedhjet për presidentin e klubit, ku Josep Maria Bartomeu është konfirmuar në këtë post, të cilin do ta mbajë të paktën deri në vitin 2021.

Pavarësisht sondazheve të zhvilluara së fundit, të cilat nxirrnin fitues Hoan Laporta, Bartomeu arriti të marrë rreth 50% të votave, ndërsa Laporta mori pak më shumë se 30%.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Bartomeu foli për televizionin e klubit ku tha: “Jam shumë i kënaqur për pjesëmarrjen masive në zgjedhje, është një gjë shumë e mirë për klubin. A e prisja fitoren e thellë? E dija që njerëzit ishin të kënaqur me punën time te Barcelona”.

Tashmë edhe turku Arda Turan quhet zyrtarisht një lojtar i Barçës, pasi nëse në krye të ekipit do të zgjidhej Laporta, ai edhe mund të largohej nga klubi që e bleu vetëm pak ditë më parë nga Atletiko. Kjo ishte e parashikuar në kontratën e nënshkruar nga turku.

Top Channel