Spears, prezantuese e “Teen Choice Awards”

19/07/2015 00:00

Britney Spears, Josh Hutcherson, Ellen DeGeneres dhe Chlow Grace Moretz, janë vetëm 4 nga superstarët që do të shfaqen në “Teen Choice Awards”.

Mbrëmja gala e “Fox” do të organizohet më 16 gusht në Los Angeles dhe do të jetë e mbushur me prezantues dhe performues të famshëm.

Në këtë mbrëmje gjithashtu, “5 Seconds of Summer”, do të ndezë skenën e këtij eventi pasi do të bëjnë debutimin e këngës më të re të titulluar “She’s Kinda Hot”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel