Transformimi drastik i Tilda Swinton

19/07/2015 00:00

E famshme për pamjen e saj “unisex” dhe stilin e veçante, Tilda Swinton ka bërë një ndryshim 360 gradë për rolin e saj të fundit.

Aktorja, e cila zakonisht dallohet për lëkurën e bardhë dhe flokët e shkurtra, është shfaqur ne filmin e ardhshëm “Trainwreck” me flokë të gjata kaçurrela dhe me një ngjyrë lëkure, që çdo femër do e kishte zili.

Kjo pamje e re shënon një ndryshim drastik të yllit britanik, e cila është e famshme për rolet e saj ekscentrike në filmat si “Snowpiercer” dhe “Chronicles of Narnia”.

Top Channel