Çfarë e kërcënon më shumë botën?

19/07/2015 00:00

Qendra studimore “Pew Reaserch center” ka kryer një anketë në të cilën u pyeten rreth 46 mijë njerëz nga 40 vende të ndryshme të globit, se çfarë ata shohin si kërcënimin më të madh në botë.

Të dhënat flasin se ndryshimet klimaterike është edhe fenomeni me shqetësues në rang global, ku 46 % e popullsisë në mbarë botën i druhet fenomeneve si rritja e nivelit të detit, apo intensitetit të valës së të nxehtit.

Më pas destabiliteti i ekonomisë, frikëson 42% të njerëzve, ku kontinenti më i shqetësuar nga kriza financiare rezulton të jetë Amerika.

Në vendin e tretë renditet kërcënimi nga ISIS, i cili në rang global frikëson 41% të njerëzve, por në Europë duket se ndihet edhe pesha më e lartë e kësaj frike, madje më shumë se sa në Lindjen e Mesme. 70% e europianëve janë shprehur të terrorizuar nga fakti se ndonjë sulm ekstremist mund të godasë Kontinentin e Vjetër.

Shqetësuese mbeten edhe problematika të tjera, sikurse programi bërthamor i Iranit, krimet kibernetike, tensionet mes Rusisë dhe fqinjëve, si edhe agresioni ushtarak që Kina po shfaq në Azi.

Top Channel