Zjarri në nënstacionin e Fushë Krujës, punohet për kthimin në normalitet të situatës

19/07/2015 00:00

Pas zjarrit që ra ditën e shtunë në nënstacionin elektrik të Fushë Krujës, ka vazhduar puna për normalizimin e situatës energjetike dhe asaj të furnizimit me ujë për një pjese të mirë të rrethit bregdetar të Durrësit.

Është arritur të vihet në punë një transformator, duke mundësuar furnizim të kufizuar me energji elektrike, po të dielën, banorët e Maminasit, Shijakut, Gjepalajt, Koxhasit e Xhafzotajt nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm.

Riparimi i pjesshëm i defektit në nënstacion ka rivënë në punë linjën e furnizimit me ujë. Aktualisht, sipas burimeve zyrtar nga Ujësjellës Kanalizime Durrës, po mbushen me ujë depot për zonën që furnizohet nga kjo linjë e cila doli jashtë shërbimit pas zjarrit që u shkaktua në nënstacion si rezultat i mbingarkesës elektrike.

Nga dita e hënë, burimet nga Ujësjellësi i Durrësit bëjnë të ditur se situata e furnizimit në bashkinë e re të Shijakut, përfshirë rrethinat, do të kthehet në normalitet.

Top Channel