Shkodër, makina përplas 3 kalimtarë; 1 i vdekur, 2 të plagosur

19/07/2015 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar mesditën e së dielës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku 3 kalimtarë janë përplasur nga një automjet, i cili kishte humbur kontrollin.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se fillimisht dy mjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë njëra ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 këmbësorë. Fatkeqësisht 76-vjeçari me inicialet H.M. ka gjetur vdekjen, ndërsa ka mbetur i plagosur një fëmijë 7 vjeç dhe shtetasi E.B, 30 vjeç.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Një tjetër aksident automobilistik u shënua edhe gjatë orëve të para të së dielës në aksin Milot-Laç, ku tre persona mbetën të plagosur rëndë. 

Top Channel