Në radhë për ishujt e Greqisë

19/07/2015 00:00

Nuk kanë qenë i pakët interesi i treguar nga njerëzit për të blerë ishujt e Greqisë. Siç shkruan “Washington Post”,  vendimi i qeverisë së Athinës për të nxjerrë në shitje pasuritë e saj natyrore, do të jetë një burim i mirë të ardhurash në këtë situatë delikate për ekonominë e vendit.

Ky lajm ka bërë xhiron e botës, ku sipas një analize të “Business Insider” disa nga këto ishuj arrijnë gati-gati vlerën e një vile luksoze. Por, sigurisht jo çdokush mund të jetë pronari i një ishulli që kushton nga 3 milionë euro e deri tek ata vlera e të cilave arrin 50 milionë euro.

Pesë ishujt më të lirë të Greqisë janë:
Ishulli i Lihnari Peninsula –  3 milionë euro
Ishulli i Gaias – 3.1 milionë euro
Ishulli Stroggilos – 4.5 milionë euro
Ishulli i Kythnos – 5 milionë euro
Ishulli i Nissos Sofia – 5.5milionë euro

Johnny Depp raportohet se është bërë i famshmi më i fundit i cili po përfiton nga Greqia e zhytur në borxhe. Aktori i mirënjohur Depp, thuhet ka blerë një ishull të pabanuar në Detin Egje që arrin në 4 milionë euro.

Gjithashtu, flitet se muajin e kaluar Brad Pitt dhe bashkëshortja e tij Angelina Jolie i kanë vënë syrin ishullit të Gaias për ta shtuar në portofolin e tyre të pasurive të patundshme, e cila tashmë përfshin një kështjellë franceze. Greqia zotëron deri ne 6000 ishuj.

Personalitete të tjerë te shoubizit që tashmë zotërojnë prona në Greqi janë producenti i njohur, Sean Connery si dhe çifti i aktorëve Tom Hanks dhe Rita Wilson.

Top Channel