“Dinastia Keta” vazhdon me trofe. Gjetani mposht rusin Kanbolatov

19/07/2015 00:00

Vëllezërit Keta vazhdojnë të ngrenë lart flamurin shqiptar edhe në Amerikë.

Gjetan Keta mbrojti me sukses titullin Euroaziatik dhe të Paqësorit në peshën e mesme të versionit WBC, pasi mundi me nokaut në “Gerry Weber Stadion” rusin Kanbolatov.

Keta e dominoi sfidën me stilin e tij duke e rrëzuar plot 6 herë në tapet boksierin rus, i cili për asnjë moment nuk arriti të përdorte shtatlartësinë e tij.

Në raundi e tretë, një e djathtë e fortë e Gjetanit, bëri që Kanbolatov të pësonte humbjen e parë pas 4 vjetësh me nokaut.

Kjo është fitorja e 16 me nokaut dhe e 19 e Gjetanit dhe e trajnerit dhe vëllait të tij Ismail Keta, të cilët tashmë synojnë ngjitjen në ringun e më të mëdhenjve të boksit botëror.

Top Channel