Rita Ora, fundi i një lidhje tjetër

19/07/2015 00:00

Rita Ora është ndarë nga i dashuri i saj Ricky Hilfigher  dhe ky lajm ka zënë faqet e para të mediave roze.

Rita dhe Ricky ishin përbetuar për dashuri të përjetshme, kishin bërë publike lajme martese, madje Rita është fotografuar edhe me një unazë në gisht. Megjithatë duket se gjërat kanë marrë tatëpjetën për çiftin, për faktin se Rita ka kërkuar të jetë vetëm dhe e fokusuar në karrierë.

Popstari, duket se po përjeton kulmin e suksesit të saj, duke qenë në punë për albumin më të fundit, si edhe anëtare e jurisë së “Xfactor” në Britani.

Rita Ora, momentalisht është zhvendosur nga Los Angelos për të jetuar në kryeqytetin britanik, ku po realizon edhe projektet e saj artistike.

Sipas miqve të çiftit, ata janë ndarë  paqësisht , si dy të rritur, edhe pse Rita është 3 vite më e madhe se sa Ricky, 25 vjeç. Ai është djali i Tom Hilfigher, stilistit të famshëm amerikan.

Kjo e ka shtyre dhe Ricky-n që të merret me angazhimet e tij në industrinë e modës, duke e mirëkuptuar edhe Ritën për karrierën e saj.

Megjithatë, edhe pse shfaqet si e fokusuar tek vetvetja, njerëzit pranë Ritës thonë se ajo ndihet shumë e vetmuar, që nga koha e ndarjes së saj me DJ e mirënjohur  Calvin Harris, i cili tani është hedhur në krahët e  Taylor Swift, një histori kjo që duket se i ka lënë plagë bukuroshes nga Kosova.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel