Tour de France, Greipel fiton etapën e 3-të personale

19/07/2015 00:00

Andre Greipel fitoi sprintin në 250 metrat e fundit të etapës së 15 në Tour de France, duke regjistruar suksesin e tij të tretë në Grande Boucle të këtij viti.

Gjermani i skuadrës Lotto Soudal la prapa vetes bashkëkombasin e tij Degenkolb, Kristoff dhe Sagan.  

Asnjë problem për fanellën e verdhë të këtij turneu Chris Froome, i cili po i afrohet gjithnjë e më shumë fitores finale në këtë turne. Avantazhi i tij ndaj Quintana mbetet në 3’10”.

Të hënën në program do të jetë etapa e 16 që nis në Buu de Pejxh e përfundon në Gap, e gjatë 201 km.

Sipas analistëve të këtij turi, kjo garë do të jetë dhe shansi i fundit për pretendentët kryesorë të cilët duan të zbresin Chris Froome nga froni i kryesuesit dhe njëkohësisht t’i marrin atij fanellën e verdhë.

Top Channel