Makina përplas biçikletën, humb jetën 60-vjeçari

20/07/2015 00:00

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e së dielës në hyrje të qytetit të Maliqit.

Sipas të dhënave të policisë, automjeti tip “Daihatsu” me targa “AA 366 DL”, i drejtuar nga shtetasi Edison Hoxhalli ka përplasur një udhëtar me biçikletë.

Viktima, i identifikuar si Bujar Zaçe, ka gjetur vdekjen e menjëjershme si pasojë e përplasjes së fortë.

Pavarësisht se drejtuesi i mjetit është përpjekur ta shmangë përplasjen duke devijuar rrugën, gjithçka ka rezultuar e kotë pasi 60-vjeçari Zaçe është goditur nga pjesa anësore e automjetit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, duke bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të automjetit, 27 vjeç dhe banues në fshatin Vashtmi.

Top Channel