Kapshticë, pranga inspektorëve të doganës; favorizonin kontrabandën

20/07/2015 00:00

Agjentë të SHÇBA-së kanë arrestuar këtë të hënë në pikën kufitare të Kapshticës, dy ndihmës kontrollorë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas informacioneve që vijnë në rrugë zyrtare, arrestimi i inspektorëve Niko Xhezahiri dhe Jonisa Kaso ka ardhur pasi është vërtetuar se favorizonin kalimin e mallrave kontrabandë.

Sipas burimeve, inspektorët i krijonin lehtësi shtetasit Xhoni Meka, i cili fuste cigare kontrabandë në vendin tonë.

Ky i fundit është arrestuar nga uniformat blu dhe bashkë me të është konfiskuar një sasi cigaresh.

Top Channel