Një djalë gjendet i mbytur në pishinën e Demi Moore

20/07/2015 00:00

Një person është gjetur i mbytur në pishinën e shtëpisë së aktores Demi Moore, raporton departamenti i policisë së Los Angeles.

Policët ishin dërguar në shtëpinë në Beverly Crest rreth orës 5.20 të mëngjesit të së dielës, kur burrit po i jepej ndihma mjekësorë nga urgjenca. Më pas ai u deklarua i vdekur.

Policia e ka identifikuar si Edenilson Steven Valle, 21 vjeç nga Los Angeles. Ai kishte qënë me 5-6 persona kr ka ndërruar jetë. Tashmë pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“People” raporton se aktorja Demi Moore e cila nuk ka qënë në shtëpi në atë moment është shprehur “tërësisht e shokuar” për vdekjen e 21-vjeçarit.

Në një deklaratë për “People” ajo ka thënë: “Humbja e një fëmijëe është një tragjedi e pamendueshme dhe zemra dhe mendja ime janë me familjarët dhe miqtë e këtij djali të ri“.

Top Channel