Rrëmbehen 4 punonjës italianë në Libi

20/07/2015 00:00

Ministria e Jashtme e Italisë njoftoi se katër shtetas italianë janë rrëmbyer në qytetin perëndimor libian Melitah. Që të gjithë ata janë punonjës të kompanisë së ndërtimit “Bonatti”.

Njësia përgjegjëse për situatat e krizës pranë Ministrisë së Jashtme të Italisë është vënë tashmë në kontakt me të afërmit e personave të rrëmbyer.

Italia e mbylli ambasaden e saj në Libi më 15 shkurt dhe po në atë kohë i nxiti qytetarët e saj të largoheshin nga vendi për shkak të përshkallëzimit të dhunës.

Libia, anëtare e OPEK-ut, është zhytur në kaos që prej revoltës së vitit 2011, e cila i dha fund sundimit disa dekadësh të diktatorit Moammar Gaddafi.

Top Channel