Afganistan, “zjarri aleat” vret 8 ushtarë vendas

20/07/2015 00:00

Tetë ushtarë afganë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga i ashtuquajturi “zjarri aleat” në provincën e Logarit, në jug të Kabulit.

Postoblloku i tyre u sulmua në të gdhirë dita nga dy helikopterë amerikanë.

Krerët ushtarakë në zonë i thanë BBC se mbi postbllok valëvitej flamuri afgan e madje ishte mëse i dukshëm.

Logari është një rajon i trazuar, një pjesë e mirë e të cilit kontrollohet nga talebanët.

Incidenti i sotëm mbetet i rrethuar nga paqartësi, të cilat pritet të zbardhen nga hetimet e nisura mbi këtë rast.

Top Channel