Kosovë, kryesia e Kuvendit heq “FAK” nga rendi i ditës

20/07/2015 00:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka hequr nga rendi i ditës çështjen e votimit për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, pasi Lista Serbe ka kërkuar një gjë të tillë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se përfaqësuesit e koalicionit duhet të bisedojnë dhe të merren vesh me Listën Serbe dhe pastaj të procedohet për votim krijimi i Forcave të Armatosura.

Ai u shpreh i bindur që ushtria e Kosovës do të formohet shumë shpejt, para se Kuvendi të ndërpresë aktivitetin e tij gjatë muajit gusht.

Por, i pakënaqur me mos futjen në rend dite të krijimit të FAK, përfaqësuesi i Vetëvendosjes Glauk Konjufca braktisi mbledhjen e Kryesisë dhe bëri përgjegjëse qeverinë, e cila, sipas tij, nuk do që të formojë ushtrinë e Kosovës.

Top Channel