Kosovë, minatorët e Trepçës ndërpresin punën

20/07/2015 00:00

Minatorët e Trepçës, paraditen e së hënën kanë ndërprerë punën për shkak të pakënaqësive, kushteve jo të mira të punës dhe menaxhimit të kësaj ndërmarrjeje.

Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, i kontaktuar nga Top Channel tha se minatorët kanë kërkuar sqarim nga qeveria e Kosovës lidhur me ligjin për minierën dhe krijimin e kushteve më të mira të punës.

Ai shtoi se puna është ndërprerë vetëm nga turni i parë i minatorëve, ndërsa njoftoi se turni i dytë do të vazhdojë punën sipas orarit.

I pyetur nëse është paralajmëruar grevë apo ndërprerje më e gjatë e punës nga ana e minatorëve, drejtori Tmava tha se gjithçka varet nga përgjigjia që minatorët do të marrin për kërkesat e tyre.

Top Channel