Trageti “Marina”, MTI: Kompania është në proces licencimi

20/07/2015 00:00

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës ka ngritur një grup të posaçëm për të hetuar problematikën me anijen “Marina”.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, MTI bën të ditur se kompania “Adria Ferries”, pjesë e së cilës ishte trageti i udhëtimit, është në proces licencimi.

“Kompania detare ‘Adria Ferries’ i është nënshtruar disa inspektimeve të njëpasnjëshme”, thotë ministria, ndërsa shprehet se në mënyrë të përsëritur ka kërkuar rritjen e standardeve të sigurisë së trageteve.

Një ditë më parë, për shkak të një defekti teknik, trageti “AF Marina” i linjës Ankona-Durrës ka ndërprerë udhëtimin, duke u kthyer me ndihmën e rimorkiatorëve në portin e nisjes.

Vetëm mëngjesin e sotëm pasagjerët e linjës kanë mbërritur të gjithë në portin e Durrësit, pasi kanë udhëtuar drejt Barit.

Top Channel