“Mitsubishi” iu kërkon falje ish të burgosurve amerikanë

20/07/2015 00:00

Në kohën kur Japonia është duke u bërë gati të përkujtojë 70-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, njëra nga korportatat më të mëdha të këtij vendi, “Mitsubishi Materials Corportaion”, iu ka kërkuar falje ish të burgosurve amerikanë.

“Mitsubishi” kishte detyruar rreth 900 të burgosur ushtarë amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore që të bëjnë punë të detyrueshme për këtë kompani. “Mitsubishi” ka thënë se vetëm dy prej ish të burgosurve ishin ende gjallë.

Njëri prej tyre, 91-vjeçari James Murphy, u shpreh se kishte pranuar faljen, që sipas tij, ishte shumë e sinqertë. “Mitsubishi” nuk ka oruar ndonjë dëmshpërblim financiar për ish të burgosurit.

Ceremonia që u mbajt në Los Anxheles shënoi herën e parë që një kompani private kërkon falje, pavarësisht se Japonia zyrtare e ka bërë të njëjtën gjë disa herë.

Top Channel