MPJ mbledh ambasadorët shqiptarë në vendet e rajonit

20/07/2015 00:00

Ministria e Punëve të Jashtme mblodhi këtë të hënë në një takim në Tiranë, ambasadorët e Shqipërisë në vendet e rajonit.

Në takim u fol për nismat rajonale dhe në veçanti i ashtuquajturi “Procesi i Berlinit”, që nisi një vit më parë në takimin e organizuar nga kancelarja Angela Merkel me udhëheqësit e rajonit.

Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit synojnë të përfitojnë nga fondet e Bashkimit Europian për realizimin e një sërë nismash, kryesisht në infrastrukturën rrugore dhe atë energjitike.

U fol gjithashtu për shqiptarët në rajon dhe roli i tyre si faktor stabiliteti e paqeje, sigurinë energjitike, pasojat e krizës financiare greke dhe rrugët e reduktimit të reflektimit të kësaj krize në vendin tonë.

Top Channel