Ja disa maska që mund t’i bëni në kushte shtëpie

20/07/2015 00:00

Ornela Liperi nuk është një gazetare ekonomie që merret vetëm me para. Ajo i bën llogaritë mirë edhe kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen e fytyrës. Ajo është e dhënë pas produkteve që ruajnë lëkurën.

Maskat që përdor Ornela janë të shumëllojshme dhe e veçanta është se i krijon vetëm me përbërës natyral.

“Maskat që do përgatisim kanë tre elementë të cilët ndodhën në këtë shtëpi. E para bëhet me të verdhën e vezës, dhe e mira është që të jetë vezë fshati të cilat janë pak më të shtrenjta por gjenden kudo, pastaj është vaji i ullirit dhe mjalti. Edhe mjalti është mirë që të jetë bio, ndërsa ky që përdor unë është mjalt me qumësht mbretëror që unë e kam blerë në Sarajevë. E dyta, është ajo me trëndafil të egër, dhe kjo e fundit është burimi më i madh i Vitaminës C, që ka 100 herë më shumë se limoni. Është një antioksidant shumë i mirë. Ndërsa maska e tretë është më e thjeshtë. Është boronicë e thatë e grirë dhe e futur në ujë të ftohtë. Boronica është njëra nga elementët që ka më shumë antioksidant”, tregon Ornela Liperi.      

Pasioni që e lidh me maskat e fytyrës është edhe familjar. Xhaxhai i saj është i apasiaonuar pas bimëve mjekësore dhe jo pak herë e ndihmon mbesën me produkte bio.

“Do pak punë për t’u përgatitur dhe meqë xhaxhai merret me bimë mjekësore i ka përgatitur ai. Është vaj ulliri të cilës i hidhet lule basani. Vaji i ullirit gjithashtu duhet të jetë organik, ndërsa lule basani është një lule e verdhë e cila futet në vaj dhe lihet për 90 ditë në diell dhe pas 90 ditësh kjo maskë është gati”, thotë Liperi.

Maska për ditën dhe natën, me një qëllim të vetëm, për një lëkurë të shëndetshme.

Top Channel