SHBA, vrasësi i marinsave ishte kundër ISIS

20/07/2015 00:00

Ditë më parë, FBI njoftojë se nuk ka gjetur asnjë provë se vrasësi i pesë marinsave, Mohammed Abdulazeez kishte lidhje me ISIS, ndërsa rrëfimet e shokut të tij, e largojnë edhe më tepër 24-vjeçarin nga ky grupim.

Miku i ngushtë i Abdulazeez, James Petty ka deklaruar se shoku i tij i kishte thënë se ISIS “është duke gabuar” dhe se “në këtë grup janë mbledhur një tufë budallenjsh të cilët bëjnë gjëra që janë kundër islamit”.

Petty ka treguar se Abdulazeez e ka mësuar të përdorë armën AR-15, pasi kanë praktikuar në një pyll.

Ndërkohë, në një deklaratë të familjes thuhet se 24-vjeçari vuante nga depresioni, ndërsa policëve iu kanë thënë që Abdulazeez ka abuzuar edhe me drogën dhe alkoolin.

Prindërit u shprehën se vitin e kaluar e kishin çuar në Jordani djalin e tyre, pasi dëshironin ta largonin nga Chattanooga, duke qenë se shoqërohej me disa shokë të cilët kishin ndikim negativ tek ai.

Por, pasi ishte kthyer nga Jordania, miqtë kishin hetuar ndryshime në sjelljen e 24-vjeçarit.

Top Channel