Turi i Francës, Nibali nuk dorëzohet: Dua të fitoj një etapë

21/07/2015 00:00

Vincenzo Nibali ishte një prej pretendentëve për të fituar Turin e Francës së bashku me Alberto Contador, Nairo Quintana dhe Chris Froome, por kur kanë mbetur edhe 5 etapat e fundit nga gara më e famshme e çiklizmit botëror, italiani është shumë larg triumfit të dyfishtë, ndërsa ka thënë se tashmë synimi i tij është të fitojë një etapë.

“Unë dua të fitoj një etapë në 5 të fundit që kanë mbetur dhe do t’ja kushtoja atë fansave të mi, të cilët edhe pse nuk kam bërë një xhiro të mirë vazhdojnë të më mbështesin”, është shprehur fituesi i edicionit të kaluar të Turit të Francës pas përfundimit të etapës së 16, e cila u fitua nga spanjolli Ruben Molina.

Në renditjen e përgjithshme, Nibali është i teti, me një diferencë prej 7 minuta e 49 sekonda nga Chris Froome, i cili po shkon drejt suksesit në këtë edicion të Turit të Francës, teksa ka një diferencë prej 3 minutash e 10 sekondave me ndjekësin e tij më të afërt, Quintana.

Top Channel