Lezhë, pranga të kërkuarit nga drejtësia italiane

21/07/2015 00:00

Agjentë të policisë së Lezhës kanë arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane.

Autoritetet lokale njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi Albin Doda, 43 vjeç nga Laçi, i dënuar në mungesë me 19 vjet burg nga Gjykata e Milanos, në Itali, për trafik droge.

Burimet saktësojnë se arrestimi i tij është kryer në Laç, me qëllim ekstradimin në vendin fqinj, për t’iu nënshtruar vuajtjes së dënimit.

Top Channel