Vlorë, pranga grabitësit të bankës “Credins” në Durrës

21/07/2015 00:00

Efektivët e policisë së Vlorës kanë kapur në portin e qytetit bregdetar një 37-vjeçar, të dyshuar për vjedhjen me armë në filialin e bankës “Credins” në Durrës.

Sipas një njoftimi për shtyp, shtetasi Altin Aliaj po kthehej nga Italia dhe gjatë kontrollit ka rezultuar se ai ishte shpallur në kërkim për akuzën e “vjedhjes me armë”.

Urdhërarresti në ngarkim të tij ishte shpallur nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, pas grabitjes së ndodhur në lagjen numër 4 të këtij qyteti, më 8 korrik të këtij viti.

Top Channel