Defekt elektrik në stacionin e pompimit, pa ujë disa zona në Tiranë

21/07/2015 00:00

Një defekt elektrik në stacionin e pompimit në Bërxull ka sjellë kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Tiranës.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë bën të ditur se kufizime do të ketë në zonën e Unazës së Re, Yzberisht, dhe rruga “3 Dëshmorët”.

UKT bën të ditur se stacioni i pompimit të Bërxullit ka dalë jashtë funksionit. OSHEE po punon për riparimin e defektit.

Top Channel