Delvinë, zjarri në pyllin e Llakobinës drejt kontrollit

21/07/2015 00:00

Në pyllin pranë puseve të Llakobinës, në Delvinë, vazhdon të jetë i pranishëm zjarri që ka shkrumbuar kullotat.

Nga informacionet e fundit mësohet se tre makina zjarrikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë punën për shuarjen e flakëve.

Zjarri ra dy ditë më parë dhe, i favorizuar nga erërat, nuk vonoi të zgjeronte përmasat e tij. Por zjarrfikësit deklarojnë se tashmë po e vënë nën kontroll.

Top Channel