Vlorë; Tatimet, aksion për mbledhjen e detyrimeve

21/07/2015 00:00

Të paktën 80 efektivë të task forcës dhe hetimit tatimor kanë nisur prej 48 orësh aksionin në qytetin bregdetar të Vlorës.

Në fokus të kontrollit janë përdorimi i kasës fiskale, kuponi tatimor, pagesa e taksave dhe tarifave e deri tek kontrolli i faturave doganore për mallrat e tregtuara, me qëllim verifikimin e origjinës së tyre.

Aksioni është shtrirë në gjithë qytetin e Vlorës, ku po ushtrohen kontrolle në çdo biznes. Deri më tani janë sekuestruar mallrat e rreth 30 bizneseve, ndërsa dhjetëra të tjerë nuk kanë punuar sot në dijeni të aksionit të tatimorëve.

Burime nga Drejtoria e Tatimeve bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe për 12 ditë të tjera, me qëllim luftimin e inforamlitetit dhe shmangies së detyrimeve ndaj shtetit.

Askioni i Tatimeve ka qenë i paralajmëruar dhe nga tatimet e Vlorës ka patur aksione gjatë të cilave janë vendosur rreth 100 milionë lekë të vjetra gjobë kundrejt subjekteve private.

Mesa duket  shumica e tyre janë ndërgjegjëusar, por ka edhe nga ato biznese të cilat prej një kohe të gjatë u janë shmangur detryimeve. 

Top Channel