Durrës, çelet panairi “Ditët e Turizmit”

21/07/2015 00:00

Qendra e qytetit bregdetar të Durrësit është pushtuar nga panairi i produkteve ushqimore, verërave, si dhe punimeve të ndryshme artizanale që janë sjellë nga prodhues të ndryshëm në kuadrin e “Ditëve të Turizmit”.

Aktiviteti është organizuar nga një shoqatë durrsake me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit. Qytetarë durrsakë dhe pushues të shumtë kanë vizituar çadrat e panairit, si dhe ambjentet e Galerisë së Arteve për të shijuar produktet e ekspozuara dhe për të blerë disa prej tyre.

Ndërkohë, në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” u ekspozuan gatime të shumëllojshme të qarkut të Durrësit, të cilat të gatuara me dashuri e kujdes nga amvisat e zonës.

Më pas ushqimet janë dërguar tek Qendra Ditore e të Moshuarve, duke dëshmuar një kujdes të veçantë ndaj moshës së tretë.

Ditët e turizmit do të vijojnë dhe me aktivitete poetike dhe koncerte në shëtitoren bregdetare, për të kulmuar me spektaklin “Miss&Mister Turizmi” më 24 korrik.

Top Channel