Zjarre në Krujë e Bulqizë, digjen sipërfaqe të mëdha pyjore

21/07/2015 00:00

Një zjarr i madh ka përfshirë sipërfaqen me pisha në fshatin Krastë të Krujës.

Nga informacionet e fundit mësohet se, zjarri ka rënë në afërsi të gurores dhe se zjarrfikësit po punojnë për izolimin e tij.

Autoritetet lokale deklarojnë se për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike po haset vështirësi në shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë një zjarr i fuqishëm ka përfshirë edhe një zonë në Bulqizë, ku po digjen dhjetëra hektarë pyje e ku zjarrfikësit po hasin vështirësi për shkak të terrenit të thyer.

Top Channel