Darkë dhe kërcim romantik për të dashurën

21/07/2015 00:00

Kelly Rohrbach mund të ketë kërcyer gjithçka, por ndoshta asnjë këngë të Rihanna. E dashura e Leo Di Caprios është fotografuar me yllin e Hollivudit krahë për krahë, pasi kanë ngrënë një darkë romantike në Malibu.

Di Caprio ndoshta ka qënë personi më i veshur në atë vend, me një triko sportive me mëngë të gjata, xhinse, dhe beretë në kokë. Ndërsa nuk ka hequr ende mjekrën dhe floket bisht. Kjo dhe për faktin se është pjesë e rolit të tij në filmin “The Revenant”, ku luan rolin e një banori të një zone kufitare në shek. 19.

Ndërsa kelly e veshur më mirë për këtë rast, me një fustan të gjatë ngjyrë rozë. Pas darkës, një natë e gjatë kërcimi. Ylli i Titanikut dhe modelja e rrobave të banjës së Sports Illustrated mendohet të jenë lidhur prej prillit të vitit të kaluar, ku u fotografuan së bashku në një klub nate në Los Angeles.

Top Channel