Një 18-vjeçare franceze e lindur me virusin HIV ka një përmirësim të ndjeshëm nga sëmundja, edhe pse prindërit ia ndaluan trajtimin mjekësor që kur ishte vetëm 6-vjeç.

Për më shumë se një dekadë, organizmi i saj e ka luftuar ngadalë infeksionin duke çuditur mjekët që thonë se adoleshentja mund të ketë një lloj rezistence natyrore të pazbuluar deri më sot ndaj HIV-it.

Rasti i vajzës franceze ka rizgjuar shpresat se një trajtim agresiv në fazat e para mund ta frenojë virusin e mbase edhe t`i lejojë njerëzit ta kontrollojnë pa qenë nevoja të përdorin ilaçe përgjatë gjithë jetës.

Top Channel