Londër, një 24-vjeçar akuzohet se po planifikonte sulm terrorist

21/07/2015 00:00

Një 24-vjeçar është akuzuar nga autoritetet britanike se po planifikonte një sulm terrorist, ku si cak kishte personelin ushtarak të SHBA-ve në Britani.

Junead Khan gjithashtu akuzohet se po planifikonte që të udhëtonte në Siri, bashkë me kushëririn 22-vjeçar, Shazib Khan, për t’iu bashkuar ekstremistëve të ISIS.

Khan që jeton në Luton, në veri të Londrës, thuhet se planifikonte që sulmin ta bënte nga 10 maj deri më 14 korrik, ndërsa akuzat për lidhje me ISIS vlejnë për periudhën nga 1 gusht 2014 deri më 10 maj 2015.

Dy të dyshuarit janë arrestuar më 14 korrik, në dy vende të ndryshme në kryeqytetin britanik, ndërsa të martën janë paraqitur në gjykatë.

“Arrestimet janë bërë si pjesë e një hetimi kundër një rrjeti të ekstremistëve islamistë”, thuhej në deklaratën e Metropolitan Police.

Top Channel