Nju Jork, Sweat dhe Matt ishin arratisur nga burgu me qindra herë

21/07/2015 00:00

“New York Times” ka siguruar dëshminë e David Sweat, njëri prej dy të burgosurve të cilit ishin arratisur nga burgu i sigurisë së lartë të Nju Jorkut, “Clinton Correctional Facility” më 6 qershor.

Sipas tij, ai bashkë me shokun e burgut, Richard Matt që është vrarë nga policia gjatë aksionit për kapjen e tyre tre javë më vonë, janë arratisur çdo natë, për disa muaj.

Sweat iu ka thënë autoriteteve që ata largoheshin nga qelitë në ora 11:30 të darkës, kohë kur rojet flinin në gjumë, dhe ktheheshin në ora 5:30 të mëngjesit, kohë kur rojet fillonin përsëri kontrollet rutinë.

Kjo kishte vazhduar deri më 6 qershor, kur rojet në mëngjes zbuluan se Sweat dhe Matt ishin arratisur.

Ata shfrytëzonin disa tunele dhe gypa të ndërteses për t’u arratisur. Sweat ka thënë se po planifikonin arratisjen që nga janari, por kërkuan ta perfeksionin planin duke u arratisur çdo natë, për disa orë.

Sweat është plagosur me dy plumba gjatë aksionit për kapjen e tij, më 28 qershor, ndërsa ende gjendet në spital nën përkujdesin e mjekëve dhe policëve të shumtë.

Top Channel