Shkodër, dhjetëra hektarë ullishte nën flakë

21/07/2015 00:00

Dhjetëra hektarë ullishte, pyje dhe shkurre janë përfshirë nga flakët mesditën e së martës në kodrat e Melgushes dhe Oblikës në Shkodër.

Forca të shumta të zjarrfikseve, ushtrisë dhe banorë të zonës janë duke u përpjekur në izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Zjarrfikësit janë përqendruar kryesisht në vatrat që rrezikojnë banesa, duke izoluar flakët në këto zona.

Temperaturat e larta dhe era janë duke ndihmuar në përhapjen e flakëve që kanë përfshirë dhjetëra ha ullishte.

Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht për hapje kullotash në zona me shkurre, por që më pas ka dalë jashtë kontrollit.

Top Channel