Arrestimi i Mekajt, reagon Këshilli Gjyqësor i Kosovës: Shqetësues!

21/07/2015 00:00

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pranuar njoftimin zyrtar nga prokurori i Shtetit për arrestimin e kryetarit të Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj.

“Duke mosparagjykuar epilogun e këtij rasti, meqë është në fazën fillestare të procedurës, arrestimi është shqetësues dhe nuk mund të lërë indiferent askënd, nga fakti se Mekaj, si kryetar i Gjykatës së Apelit dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, ushtron funksione me përgjegjësi në nivel të lartë institucional”, thuhet në komunikatë.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dënon çdo sjellje të kundërligjshme, aq më tepër nëse një veprim i tillë kryhet duke keqpërdorur pozitën zyrtare, ndaj Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të përcjellë nga afër këtë rast dhe do të vërë në lëvizje në kohë mekanizmat e brendshëm disiplinorë, duke i njoftuar të gjithë mbi masat e ndërmarra.

Top Channel