Presidencialet amerikane, kandidatura e 16 është John Kasich

21/07/2015 00:00

Guvernatori republikan i Ohios, John Kasich është kandidati i 16 për President të Amerikës, pasi ka njoftuar zyrtarisht se do të konkurrojë në zgjedhjet e 2016-s.

Këtë njoftim, Kasich e beri para një turme në Universitetin Shtetëror të Ohios, duke thënë se “dielli do të lind përsëri në Amerikë”.

“Jam këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj, pasi kam vendosur të konkurroj për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.

Në fjalimin e tij, Kasich foli për shqetësimet e amerikanëve, specifikisht për humbjet e vendeve të punës dhe shpenzimet për kujdesin shëndetësor, si dhe për disa probleme të tjera, por e mbylli atë duke dhënë premtime se situata do të ndryshojë.

“Dielli po lind, dhe dielli do të lind në të gjithë Amerikën. Ju premtoj!”, deklaroi guvernatori republikan Krasich.

Top Channel