Zjarr në Shëngjin, flakët rrezikojnë depozitat e karburantit

21/07/2015 00:00

Një zjarr i madh ka përfshirë brezin me pisha në zonën e Shëngjinit, duke rrezikuar t’u afrohen disa depozitave karburanti të vendosura aty pranë.

Flakët kanë nisur në vendin e quajtur Kenadha dhe janë përhapur me shpejtësi në brezin me pisha, ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe era.

Situata rëndohet edhe më shumë pasi zjarri u ëshë afruar disa banesave në zonë, por edhe disa depozitave karburanti. 

Top Channel