5 vjet burg për kreun e komunës së Bërzhitës

21/07/2015 00:00

Gjykata për Krimet e Rënda ka shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe ka dënuar me 8 vite burgim, Genci Dritën, kryetar i komunës së Bërzhitës.

Në seancën e kësaj të martë, Drita ka kërkuar pafajësi, por gjykata pasi ka dëgjuar argumentet e mbrojtjes, ka vendosur ta dënojë me burg atë.

Bashkë me të u dënua edhe përgjegjësi i zyrës së tatim-taksave të komunës, Armando Burri, i cili sipas gjykatës do të vuajë 3 vjet heqje lirie, duke përfituar gjithashtu nga gjykimi i shkurtuar.

Top Channel