Mitrovicë e Jugut, shpërthejnë bombolat e gazit; dy të plagosur

21/07/2015 00:00

Dy persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të bombolave në një byrektore në qendër të Mitrovicës së Jugut.

Dyqani është djegur pothuajse tërësisht, ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti tha se, ngjarja ka ndodhur në mesditë dhe, përveç punëtorëve të lokalit, nuk ka pasur klientë në atë moment.

Ai shtoi se pjesëtarët e njësiteve përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë zhvilluar hetimet.

Top Channel