Tiranë, ekspertët e Avokatit të Popullit nuk lejohen të futen në Burgun 302

21/07/2015 00:00

Të martën, disa prej ekspertëve të Avokatit të Popullit janë penguar në ushtrimin e të detyrave të tyre kushtetuese.

Sipas një njoftimi, thuhet se pas marrjes së dy ankesave nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (Burgu) 302 në Tiranë, ekspertët e këtij institucioni kanë shkuar menjëherë për të kryer verifikimet, me të drejtat që u garanton ligji.

Mirëpo, këta nuk janë lejuar që të hyjnë në këtë institucion me pretendimin se ka përfunduar orari zyrtar.

“Kujtojmë se Avokati i Popullit në bazë të ligjit ka të drejtë të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese, në çdo kohë dhe në çdo moment, pa asnjë kufizim. I bëjmë apel strukturave përgjegjëse që një ngjarje e tillë e rëndë të mos përsëritet më”, thuhet në njoftim.

Top Channel