Prishtinë, në pranga 11 aktivistë të Vetëvendosjes. Dëmtuam mjetet e EULEX-it në 2009

21/07/2015 00:00

11 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar gjatë kësaj të marte. Ata akuzohen për pjesëmarrje në dëmtimin e pronës së EULEX-it.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga stacioni policor i Qendrës në kryeqytet, që të sillej para gjykatësit edhe Xhelal Sfeçla, aktualisht drejtor i Inspekitimit në Komunën e Prishtinës.

Në bazë të urdhëresës së gjykatës, edhe Sfeçla – sikurse të tjerët, – akuzohet për veprën penale 320 të Kodit Penal apo “pjesëmarrje në grup, që kryen vepër penale” lidhur me aksionin e Vetëvendosjes të vitit 2009, kur ishin rrotulluar 28 automjete të EULEX-it.

Florie Ahmeti, nga zyra për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha përmes telefonit se, Policia ka pranuar urdhëresën nga Gjykata Themelore në Prishtinë si pjesë e punës rutinë, pa dhënë detaje për numrin e saktë të të kërkuarve.

Aksioni i Vetëvendosjes ishte kryer në gusht të vitit 2009.

Top Channel