Kosovë, ministri Bajrami: Cilësia e arsimit, jo në nivelin e duhur

21/07/2015 00:00

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, Arsim Bajrami ka pranuar se cilësia e arsimit në Kosovë nuk është në nivelin e duhur.

“Ne si Qeveri dhe ministri kërkojmë, që krahas objekteve, të rrisim edhe cilësinë e mësimdhënies, sepse nuk e quajmë reformë në arsim vetëm ndërtimin e shkollave. Për neve, lajm i mirë në reformën e arsimit do të jetë kur të ketë rritje të cilësisë. Ende nuk kemi një nivel me cilësi dhe kjo kërkon, që mësimdhënësit të trajnohen të bëjnë mësimdhënie moderne”, ka thënë ministri Bajrami.

Këto deklarata, ministri Bajrami i bëri gjatë vënies së gurthemelit të shkollës fillore “7 Marsi”, në Kishnarekë të Drenasit, ku ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Ky i fundit tha se, edhe në të ardhmen do të punohet në projektet pilote, të cilat ndihmojnë gjeneratat e reja të jenë më të përgatitura, gjenerata të cilat do t’i vijnë në ndihmë Kosovës.

Top Channel