Mungesa e gjumit shton rrezikun nga kanceri

22/07/2015 00:00

Mungesa e gjumit ndikon në aktivizimin e qelizave kanceroze. Sipas një studimi të fundit të një grupi shkencëtarësh britanikë, mënyra e ushtrimit të profesionit dhe oraret e tij kanë një lidhje të fortë me këtë sëmundje.

Ata kanë arritur në rezultatin se puna që funksionon me turne të vona dhe të çrregullta, si edhe puna e stjuardesave janë më të rrezikuara nga kanceri.

Ndërsa për pacientët, të cilët e kanë kaluar me sukses fazën e kimioterapisë, mjekët paralajmërojnë se tani duhet t’i ushtrojnë më shumë kujdes sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive.

Top Channel