Siri, zhduken tre gazetarë spanjollë

22/07/2015 00:00

Tre gazetarë spanjollë janë shpallur të zhdukur në Siri, ku sipas mediave ndërkombëtare, ata kanë humbur në qytetin e Aleppo-s.

Jose Manuel Lopez, Antonio Pampliega dhe Angel Sastre kishin mbërritur në Siri në datën 10 korrik, e prej asaj dite nuk dihet asgjë për ta.

Misioni i tyre ishte realizimi i një dokumentari për luftën dhe pasqyrimi i situatës në kthetrat xhihadiste.

Autoritetet spanjolle dhe ato ndërkombëtare janë vënë në lëvizje për të zbardhur këtë rast, duke shpresuar që të mos kenë të njëjtin fat me 3 gazetarë të tjerë spanjollë që u zhdukën në Siri në vitin 2013.

Top Channel