Sulmohen “xhihadistët e internetit”. Hakerat bllokojnë mbi 700 llogari në “Twitter”

22/07/2015 00:00

Grupi i hakerave të internetit, “Anonymous” i ka shpallur luftë të hapur online xhihadistëve të ISIS.

Vetëm në një ditë, ata kanë arritur të bllokojnë 750 llogari në “Twitter” të xhihadistëve, duke i zëvendësuar ato me imazhe kukullash të animuara japoneze.

Kjo është bërë për të çorientuar këdo që kërkon informacion rreth kalifatit. Masa vjen pas fjalimit të kryeministrit britanik, David Cameron, i cili premtoi se vendi i tij do të bëjë më shumë për të ndalur helmin ISIS.

Top Channel