Gëzuar ditëlindjen Princi George!

22/07/2015 00:00

Princi George mbush sot dy vjeç. Kensington Palace një ditë më parë publikoi një foto të djalit të Princit William dhe Dukeshës Kate, George për t’i uruar ditëlindjen.

Në foto Duka e i Kembrixhit mban në krahë princin e buzëqeshur George në kopështin e shtëpisë së tyre në Sandringham, Norfolk. Ai po rritet shumë shpejtë!

“Fotoja është bërë në momentet e lumtura në një ditë të veçantë për Dukën, Dukeshën dhe familjen e tyre”, thotë një zëdhënës i Kensington Palace. “Ata janë të kënaqur të ndajnë këtë foto për të festuar ditëlindjen e dytë të princit George”.

Fotografi Mario Testino është autori i fotove zyrtare të familjes mbretërore në pagëzimin e princeshës Charlotte, më 5 korrik.

Top Channel