Në radhë për pasaportë në Lezhë, dynden emigrantët dhe azilkërkuesit

22/07/2015 00:00

Emigrantët që kërkojnë pasaporta të reja, apo ata që kërkojnë të ikin për azil në shtetet perendimore, kanë krijuar radhë të gjata në pikat e pajisjes me pasaporta në Lezhë.

Të gjithë ankohen për vonesat dhe ngadalësinë në punë para zyrave të pajisjes me pasaporta biometrike.

“Kemi ardhur që në orën 8 të mëngjesit. Kemi bërë aplikimin me procedurë të përshpejtuar, kemi paguar 180 mijë lekë dhe do ikim për 1 javë. Flitet se për tri ditë merret kjo pasaportë, por nuk arrijmë të hyjmë brenda që të japim dhe të marrim informacione”, thotë një qytetare që ka aplikuar.

“Jam emigrante. Pas dy javësh kthehem dhe kam aplikuar me procedurë të përshpejtuar, pagova 180 mijë lekë”, shton një tjetër.

“Kam ardhur që në orën 2 të natës, kam tri ditë që vi. Kam aplikuar qysh më datë 13 dhe nuk ka dalë akoma emri. S’jep kush përgjigje”, ankohen qytetarët.

Pjesa dërrmuese e aplikuesve janë emigrantë që kërkojnë të pajisen me dokumenta sepse pasaportat e tyre të vjetra po skadojnë, apo fëmijët e tyre kanë nevojë për dokumente udhëtimi.

Top Channel