Ndërtimi i Unazës së Madhe, IKMT nis prishjen e objekteve

22/07/2015 00:00

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot punën për shembjen e objekteve në gjurmën ku do të kalojë segmenti rrugor “Unaza e Madhe e Tiranës”. Operacioni i IKMT është në ndihmë të projektit të qeverisë shqiptare dhe menjëherë pas përfundimit të punës së inspektoratit, do të nisë ndërtimi i Unazës.

Në të gjithë segmentin ku do të kalojë Unaza e Madhe do të prishen nga IKMT mbi 100 objekte, një, dy dhe tre katëshe. Objektet janë; banimi, shërbimi dhe të alternuara. Qeveria shqiptare ka bërë trajtimin e këtyre objekteve sipas legjislacionit në fuqi.

Puna e IKMT në këtë linjë, mendohet të vijojë për rreth dy javë pa ndërprerje. Sipas planit të parashikuar, IKMT nuk do të përdorë për asnjë objekt shpërthim të kontrolluar, ndërkohë që pastrimi i mbetjeve do të kryhet po nga ky institucion.

Top Channel